Sezoni turistik në Strugë po përballet me problemet e vjetra. Hotelierët ankohen se uji nga ujësjellësi i qytetit në pjesën më të madhe të ditës vjen me shtypje shumë të dobët për çka kanë shumë ankesa nga mysafirët. Kjo u shkakton probleme gjatë punës së tyre.

Në disa prej kapaciteteve më të mëdha hotelerike në qytet janë vendosur hidroforë.

 Kjo është dukuri negative për turizmin dhe fitimin tonë. Nuk mund të arsyetohemi tek turistët e huaj. Për ta kjo është e çuditshme. Në mëngjes nuk kemi ujë, ndërsa ne arsyetohemi se problemi nuk është te ne – tha Naume Ugrenoviq, pronar hoteli.

Nga Ndërmarrja Publike Proakva në Strugë apelojnë deri tek qytetarët që ujin e ujësjellësit ta shfrytëzojnë në mënyrë të arsyeshme. Prej atje thonë se në korrik dhe gusht për shkak të temperaturave të larta dhe turistëve, ekziston mundësia e mungesës së ujit për pije. Shkak për këtë është edhe pakësimi i ujit te burimet në Belicë të Epërme por edhe ulja e nivelit të ujit të Liqenit në fshatin Shum prej ku furnizohet qyteti me ujë, si dhe për shkak të keqpërdorimeve të shumta të ujit nga ana e qytetarëve./alsat-m