47 vjeçari B.K nga fshati Veshallë i Tetovës dje rreth orës 19 e 40 minuta ka raportuar se pavarësisht nga rruga e paasfaltuar që shpie në liqenin e Karanikolickovës, një kilometër e gjysmë nga fshati, ka gjetur një bombë dore i pashpërthye, përcjell TetovaSot.

Bomba është fotodokumentuar dhe me një përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili ishte thirrur për transportin është marr dhe më pas është shkatërruar, njofton SPB-Tetovë

Policia është duke punuar për zbardhjen e rastit, se kush dhe pse e kanë lënë një mjet shpërthyes aty./TetovaSot/