Në sheshin Bejazit të Stambollit pas namazit të xhumasë mbahet mitingu nën moton “Dili zot Xhamisë Aksa”, në shenjë proteste kundër shkeljeve të Izraelit në Xhaminë Al Aksa dhe për heqjen e bllokadës dhe embargos ndaj palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i organizatave joqeveritare turke sot po mbajnë protesta në mbarë Turqinë me rastin e ndërhyrjes dhe sulmeve nga policia izraelite në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem.

Ndryshe, më 14 korrik, ditën e premte, policia izraelite vrau tre palestinezë në kompleksin Al Aksa duke pretenduar se kanë sulmuar me armë, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët kanë vdekur në spital.

Pas incidentit, forcat izraelite mbyllën portat e kompleksit Al Aksa. Të dielën, ata hapën dy porta të saj, duke vendosur detektorë elektronikë të sigurisë.

Palestinezët e kanë kundërshtuar këtë praktikë, duke protestuar dhe falur namazin para hyrjes së kompleksit Al Aksa.

T mobile In article [4]

Të martën që kaloi, forcat izraelite ndërhynë ndaj besimtarëve që falën namazin e jacisë afër hyrjes së Al Aksa-së, duke plagosur imamin e xhamisë Ekrima Sabri.

Në ndërkohë, hebrenj fanatikë të shoqëruar nga forcat policore kohë pas kohe kryejnë bastisje në Al Aksa.