Prezantim i pajisjes së Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Armatës së SHBA-së në Evropë, që është pjesë e stërvitjes së përbashkët ushtarake “Dragoon Guardian 17”, do të mbahet sot para gjimnazit “Koço Racin” në Veles dhe në stadiumin e qytetit në Shtip.

Krahas prezantimit të një pjese të automjeteve ushtarake dhe pajisjes së Armatës së SHBA-së në Evropës dhe ARM-së, do të mbahet sesion fitnesi, garë për më të rinjtë – rrugicë me pengesa. Në Shtip do të mbahet edhe ndeshje miqësore në futboll ndërmjet ekipeve të Armatës së SHBA-së, ARM-së dhe ekipit të qytetit.

Në prezantimin e sotëm nga ARM në Veles do të marrë pjesë komandanti i komandës për trajnim dhe doktrina, koloneli Ljubenço Petrovski, ndërkaq në Shtip komandanti i batalionit të dytë të mekanizuar këmbësorik, nënkoloneli Goran Petrushevski.

Stërvitja e përbashkët e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Armatës së SHBA-së në Evropë “Dragoon Guardian 17” e cila mbahet deri më 10 gusht, ka për qëllim përforcimin e procedurave operative standarde të njësive nga përbërja e ARM-së, përmirësimin e interoperabilitetit dhe avancimin e mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë.