Në ribalancin e Buxhetit janë siguruar mjete për heqjen e taksës së radiodifuzionit dhe për funksionimin normal të servisit publik të radiodifuzionit me financim nga ana e shtetit, deklaroi ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas pres konferencës në Lidhjen Ekonomike të Maqedonis, ministri Mançevski tha se me ribalancin e Buxhetit shkurtohen një numër i madh i shpenzimeve joproduktive, ndërsa shkurtime më të mëdha ka në Kabinetin e kryeministrit ku tërësisht janë anuluar të gjitha propagandat dhe fushatat.

“Këto ishin zërat nga të cilat mund të shkurtohej më shumë që të sigurohen mjete për të gjitha masat kryesore dhe premtimet që i dhamë para qytetarëve. Janë siguruar para për heqjen e taksës së radiodifuzionit dhe mjete financiare për vendosjen e një numri të madh të masave nga Programi ynë”, theksoi ministri Mançeski.

Sipas tij, është siguruar edhe financimi për të gjitha premtimet kryesore që dhanë para qytetarëve deri në fund të vitit.