Policia franceze në një kamion-frigorifer në qytetin verior port Denkerk gjeti 26 migrantë, mes të cilëve edhe një fëmijë dyvjeçar.

Në kumtesën e policisë ceket se migrantët kishin për qëllim të kalojnë ilegalisht kanalin La Mansh dhe të hyjnë në Britnai të Madhe.

Shrëbimi francez për gjendje të jashtëzakonshme informoi se tek fëmija ishin konsttauar simptome të hipotermisë dhe ai së bashku me nënën e tij, me prejardhje nga Irani, menjëherë janë dërguar në spital.