Ministri i Drejtësisë i njoftoi anëtarët e Këshillit me aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë  që janë ndërmarrë në drejtim të realizimit të  prioriteteve urgjente  reformuese.

Njëkohësisht, theksoi  rolin  e Këshillit për reforma  si trup  këshillëdhënës,   detyra primare e të cilit është   diskutimi për vendimet  më të rëndësishme për çështjet   juridike  nga Strategjia për reforma  të sektorit  të gjyqësorit në proces  nga draft versioni punues  deri në  miratimin e saj përfundimtar, si dhe  për  zgjidhjet ligjore  që do të rrjedhin   nga e njëjta.

Ministri i Drejtësisë i tregoi  pritjet e Ministrisë së Drejtësisë  dhe potencoi  mundësinë  që vetë Këshilli të nxirtë pyetje, ndryshime ligjore, si dhe  të definon praktikat  më të mira për tejkalimin  e të gjitha problemeve dhe dilemave  të hapura në sektorin e gjyqësorit. Çdo temë  për të cilën konsiderohet  se është e rëndësishme për reformat në sferën e gjyqësorit është e nevojshme të aktualizohet  dhe të iniciohet shqyrtim.

Mendimet dhe drejtimet e Këshillit për reforma  do të   prezantohen  në  grupet  punuese operative  dhe në seancat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Ministri theksoi se Këshilli  do të ketë detyrë kyçe  në vëzhgimin  e aktiviteteve që do të rrjedhin   nga realizimi i Strategjisë dhe nga  Plani saj  aksional për 5 vitet e ardhme.

Pas shkëmbimit të  mendimeve të  anëtarëve të Këshillit dhe diskutimit mbi situatën u kufizua  kompetenca e Këshillit për reforma të sektorit të gjyqësorit  nga  realizimi i Planit  për prioritetet urgjente reformuese dhe u vërtetua dinamika e punës së Këshillit,  për të cilën gjë publiku do të njoftohet në mënyrë plotësuese.