Manovra të mëdha ushtarake të NATO-s “Saber Guardian 2017″ kanë filluar në Bullgari.

Në ushtrime marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 20 vende ndër të cilat edhe Ushtria e Serbisë, njofton Associated Press, transmeton Koha.net shkrimet e mediumeve serbe.

Ministria serbe e Mbrojtjes ka kumtuar se 79 ushtarë serbë do të marrin pjesë në manovrat ndërkombëtare “Saber Guardian 2017″ nga 7 deri më 22 korrik në poligone në Hungari, Rumani e Bullgari.

Ushtrimet “Saber Guardian 2017” mbahen në rajonin e Detit të Zi nga viti 2013.