Maqedonia në maj të këtij viti gjithsej ka harxhuar 549.074 megavat orë energji elektrike, 4.120 milionë metra kub normal të gazit natyror, 442.930 tonë thëngjill dhe 85.513 tonë produkte të naftës.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, 66,7 për qind e energjisë së harxhuar elektrike është prej burimeve vendore, ndërsa 92,7 për qind e konsumit të përgjithshëm e thëngjillit janë përdorur për prodhimin e energjisë elektrike.