Ndonëse në fund të muajit të kaluar kanë përfunduar kërkimet në lokacionin Kizhevak të Serbisë, ku dyshohej se ka trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, sërish janë ngritur dyshime se vlerësimi nuk është bërë si duhet, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve konsiderojnë se ky lokacion nuk mund të konsiderohet i mbyllur, pasi nuk është vlerësuar në tërësi. Kryetari i shoqatës “Zëri i prindërve”, Bajram Qerkini, ka thënë për gazetën se pala serbe i ka injoruar kërkesat që të verifikohet çdo pjesë e dyshimtë.