Këtu, në këtë foto të vjetër, ajo është njëra nga ne. E rritur në një qytet të vogël, në shtëpinë tipike të komunizmit, me faqe muri e televizor bardhezi, me fustan të tyltë që me siguri e ka mbajtur gjatë në trup ditën që e ka blerë, sepse ishin aq të rrallë.

Nuk ka ende asgjë të veçantë në tiparet e saj. Do duhej të kalonin vetëm pak vite, që nga ky rosak i vogël (aspak i shëmtuar) të shndërrohej në një mjellmë shumë të bukur me emrin Adrola Dushi, që sot është një vajzat më të bukura shqiptare, shkruan Tirana Post.

Madje ka bërë gjënë më të mirë, që ato tipare aq të bukura mesdhetare i ka trashëguar tek djali i saj i vogël, po aq i bukur sa ajo. Vetëm se i rritur krejt ndryshe nga mami i tij, e cila sot vendosi të na tregojë se jeta ka aq shumë surpriza për ty!