Në Jemen tanimë janë regjistruar më shumë se 300.000 raste të kolerës, njoftoi sot Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

“Shqetësuese. Tanimë kemi më shumë se 300.000 raste të dyshimta, me 7.000 raste të reja në ditë”, shkroi në Tuiter drejtori rajonal i Kryqit të Kuq, Robert Mardini.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paraprakisht njoftoi se më 7 korrik ka pasur të regjistruar 297.438 raste të dyshimta infektimi dhe 1.706 të vdekur. Dje, megjithatë, OBSH-ja nuk i ripërtëriu të dhënat e saj, siç parimisht bën çdo ditë.

Zëdhënësi i OBSH-së deklaroi se informata ende analizohet nga ana e Ministrisë jemenase të Shëndetësisë.