Mund të ketë ujë thellë brenda hënës, thonë shkencëtarët në Universitetin Brown.

Duke analizuar imazhet satelitore, shkencëtarët gjetën dëshmi të ujit të bllokuar në “rruaza qelqi” në hirin e lashtë dhe shkëmbinjtë që vullkanet i lanë në sipërfaqen e hënës, tha Ralph Milliken, autori kryesor i hulumtimit të ri, të botuar në “Nature Geoscience”, dhe profesor në Departamentin e Shkencave Planetare, Mjedisore dhe të Tokës në Universitetin Brown.

“Fakti se pothuajse të gjitha (depozitat vullkanike) shenjat e ujit sugjerojnë… se pjesa më e madhe e brendësisë së hënës është e lagësht”, tha ai në një deklaratë për media, shkruan CNN.

Ky zbulim mund të jetë një ndihmë për misionet e ardhshme në hënë, për shkak se uji do të mund të nxirrej nga depozitat vullkanike, tha Milliken për CNN, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse këto rruaza qelqi nuk përmbajnë shumë ujë – ndoshta më pak se qindra pjesë për milion – ka shumë punë për t’u bërë me materialin vullkanik, tha Milliken për CNN.

Disa fusha të këtij materiali vullkanik mbulojnë mijëra kilometra katror dhe mund të jenë dhjetëra kilometra të thella, tha ai.

“Ka më shumë ujë se që mendohej më parë”, tha ai.