Dy persona kanë vdekur si pasojë e një mosmarrëveshje mes vete në fshatin Jahoc të Gjakovës.
Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë për Koha.net, se bëhet fjalë për dy meshkuj rreth të 50’ve.
Gjokaj ka treguar se vrasja ka ndodhur pas një zënke, me ç’rast njëri prej tyre e ka vrarë njërin e më pas ka bërë vetëvrasje.