Manchester City së bashku me Milanin, janë duke shpenzuar më së shumti në transferime në afatin kalimtar të verës.

Pas Milanit, që ka transferuar 10 lojtarë në “San Siro”, edhe Manchester City është duke shpenzuar në këtë afat kalimtar të verës, shkruan AS, transmeton Gazeta Express.

 Pep Guardiola dëshiron të forcojë skuadrën për sezonin 2017/18 dhe bërë ta bërë këtë është duke transferuar lojtar të klasit botëror në “Etihad”.

Deri më tani City ka shpenzuar 183 milionë euro në transferime: Ederson (40), Bernardo Silva (50), Walker (51), Danilo (30 + 5) dhe Douglas Luis (12).

Shpenzimet e Cityt mund të shkojnë në 241 milionë euro, pasi raportohet se transferimi i Mendyt tashmë është punë e kryer, i cili do t’i kushtojë ekipit të Guardiolas 58 milionë euro.

Tetë lojtarë të transferuar verën e kaluar dhe këtë verë nga Pep Guardiola, janë në formacionin startues, vetëm tre kanë arritur t’i mbijetojnë revolucionit të Guardiolas, ata janë De Bruyne, Silva dhe Otamendi, teksa nuk dihet ende për fatin e Sergio Agueros.

Në këtë formacion nuk gjendet transferimi më i ri, Danilo, i blerë nga Real Madridi.

Vendin e tij e ka zënë Walker i Tottenham dhe mbetet të shihet nëse braziliani do të zë vend kësaj radhe apo sërish do të mbetet vetëm zëvendësues