Një studim i kryer nga hulumtuesja Kaiser Permante ka gjetur se gratë që konsumojnë produkte të qumshtit me yndyrë të plotë kanë gjasa të preken më shpejt nga kanceri i gjirit.

Estrogjeni stimulon rritjen e qelizave të gjirit, duke përfshirë rritjen e qelizave të kancerit të gjirit të hormon-receptor-pozitiv. Estrogjeni krijohet dhe ruhet në qelizat e yndyrës.

Shumë studiues besojnë se prodhimet e qumshtit në SHBA dhe në vendet tjera të Perëndimir kanë nivele të larta të estrogjenit, sepse besohet që shumica e prodhimeve të qumshtit prodhohet nga qumshti i lopëve shtatzënë.

Në këtë studim, hulumtuesit kanë dashur të dinë nëse prodhimet e qumshtit rrisin rrezikun për kancer të gjirit dhe në këto produkte ata kanë përfshirë:

  • Qumshtin me yndyrë;
  • Pudingu;
  • Akullore;
  • Krem karamele;
  • Tortë;
  • Djathi;
  • Kosi dhe gjalpi

Studiuesit kanë gjetur se gratë që kanë konsumuar më shumë se një herë në ditë produkte të qumshtit me yndyrë janë rrezikuar nga kanceri i gjirit për 64 për qind.

Megjithatë, ata kanë theksuar se edhe shkaktarët tjerë të kësaj sëmundje janë:

  • Konsumimi i tëpërt i sheqerit;
  • Alkooli;
  • Prirja e duhani dhe
  • Ushqimi i shpejtë.