Njëmbëdhjetë ushtarë ukrainas e humbën jetën në dy ditët e fundit në pjesën lindore të Ukrainës.

Tetë ushtarë janë vrarë gjatë përleshjeve me separatistë prorusë, ndërkaq 3 të tjerë gjatë shpërthimit të një mine.

Eskalimi i dhunës ndodhi pasi që të martën lideri i të vetëshpallurës “Republika popullore e Donjeckut” Aleksandar Zaharçenko e shpalli qëllimin për krijimijn e “Mallorusisë”, e cila do ta përfshinte tërë Ukrainën me përjashtim të Krimesë dhe kryeqytet i së cilës do të ishte Donjecku.

Në konfliktin në Ukrainë për tre vite jetëpn e humbën mbi 10.000 persona.