Një i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën në dy aksidente të ndara trafiku që ka ndodhur dje në Maqedoni.

Dje në ora 14:50 në magjistralen Gjavato-Topolçani, ka ndodhur një aksident në mes një kamionit “Iveco” me targa të Tetovës drejtuar nga Z.T. (49) nga Shkupi dhe traktori “IMT” me targa të Manastirit drejtuar nga D.I. (51) nga Orizarja e Epërme e Manastirit, përcjell TetovaSot. Në aksident, shoferi i traktorit nga plagët e marra të rënda vdiq në vend, ndërsa shoferi i kamionit, Z.T. me lëndime të rënda trupore të qëndrueshme (frakturë në këmbën e djathtë) dhe pas trajtimit në Spitalin klinik në Manastir u lirua nga spitali.

Mbrëmë gjithashtu në ora 20:43 në Spitalin e qytetit të Përgjithshëm “8 Shtatori” u sollë personi i plagosur N.T. (45) nga Shkupi me lëndim të rëndë trupor që i pësoi pas rënis nga motori në rrugë Pitu Guli. Gruaja me ambulancën e Ndihmës së Shpejtë u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm “Shën. Naum i Ohrit”, ku ajo ishte mbajtur për trajtim të mëtejshëm.

Policia po punon në zbardhjen dhe gjithçka që lidhet me dy aksidentet e djeshme./TetovaSot