Mirëmbajtja e lëkurës së fytyrës është qëllimi i çdo femre. Për shkak të rrezeve të diellit, pluhurit apo faktorëve tjerë, fytyra humb shkëlqimin e saj.

E për të kthyer shkëlqimin e fytyrës, po ju paraqesim një maskë plotësisht natyrale për pastrimin e fytyrës, transmeton Indeksonline.

Për të përgatitur këtë maskë, juve ju duhet limon, mjaltë, gjel nga Aloe Vera dhe ujë.

Në një enë, hedhni 1 lugë të mesme lëng limoni, një lugë të mesme mjaltë, 1 lugë të mesme gjel Aloe Vera dhe një lugë ujë.

Përzini të gjithë përbërësit së bashku dhe maska juaj për pastrimin e fytyrës është gati. Aplikoni këtë maskë në fytyrë dhe masazhoni fytyrën për 3-4 minuta. Lëreni të qëndrojë për 5 minuta dhe pastrojeni fytyrën me ujë.