Një prind bashkë me fëmijët e tij vendosi të argëtohej gjatë orëve të mbrëmjes në Velipojë duke vizituar lodrat e ngritura për pushuesit.

Ai hipi në karusel bashkë me fëmijët për t’u argëtuar por pasi bëri disa xhiro i ngeci kënaqësia në fyt nga ajo që i ndodhi.

Befas ikën dritat dhe ai me fëmijët, bashkë me gjithë pushuesit e tjerë ngelën të bllokuar në karusel.

Urojmë të vijnë dritat sa më parë apo të paktën dikush të shkojë dhe t’i asistojë.