Dyshja DJ Blunt dhe Real 1 janë shumë të pëlqyer nga publiku për këngët e tyre. Këtë verë ata kanë qenë shumë aktivë me projekte të reja, ndërsa janë edhe në finalizimin e albumit të tyre më të ri.

Ata janë shumë aktivë edhe me koncerte gjatë verës, ku vazhdimisht priten mirë nga publiku.

Në një nga koncertet e fundit, dyshja duket të kenë ndezur vërtetë atmosferën, aq sa edhe Real 1 nuk hezitoi edhe që të zhvishet, transmeton Telegrafi. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Real 1 shfaqet krejt i zhveshur në pjesën lart, teksa performon para fansave.