Vazhdon edhe më tej të mos ketë lëvizje në drejtim të ndërtimit të urës së drurit në fshatin Poroj, e cila u shkatërrua nga përmbytjet e 5 qershorit. Banorët thonë se qarkullimi mbi këtë urë është rënduar edhe më shumë, pasi më shumë se një javë që kanë probleme edhe me ujin e pijshëm.

 “Të them të drejtën pengesa kemi mjaft, më tepër se gjysma e fshatit duhet të shkoj deri poshtë tek rruga kryesore për të marr ushqime në shitore. Uji i pijes nuk na bën, dalim rreth e për qark për të mbushur ujë për pije. Premtime ka pas mjaft, realizimi siç e shihni”.

 “po na pengon se na humb shumë kohe, vetëm ecin poshtë lartë pleq jemi, s`mund të bajmë gjë duhet të shkojmë për qark fshatit. Tani edhe me ujin kemi problem, s`ka edhe ujë.  Kan rrah gjoks por nuk e kanë bë si e shihni”.

 “ Si nuk na pengon ujin e bartim prej këtu, ja e lejmë traktorin aty dhe mbajmë- ankohen disa banorë. 

Kreu i bashkësisë Lokale të fshatit Poroj thotë se problemet e banorëve janë të shumta, ndërsa zgjidhjet nuk shihen askund.

Të armatës janë lajmëruar për të ardhur për ta bë pjesën e tyre të punës, problemi ka ngec tek materiali, konkretisht trarët që i kërkojnë banorët prej gështenje. Për ujin vinë në kontroll por uji i jonë është me përqindje të lartë të ujit dhe thonë që s`ka zgjidhje. Ende asnjë zgjidhje nuk ka edhe për tokat pjellore të përmbytura s`dimë çka do bëhet a do hiqet ajo baltë gurët- tha Sulejman Ramadani.

 Përveç urës së drurit në fshatin Poroj, për rregullimin e të cilës u zotuan si komuna e Tetovës, po ashtu edhe Ministria e Mbrojtjes,  në këtë fshat u shkatërruan edhe mbi 50 hektarë tokë e mbjellë me kultura bujqësore, e cila tanimë nuk mund edhe të përdoret, shkaku i gurëve dhe baltës që i ka mbuluar fushat./Alsat-M/