E dashura dhe e pikëlluara Familje e ushtarit Daut Jakup Qazimi.
Shumë të nderuara Familje të Dëshmorëve dhe të Plagosur të Lirisë.
Të nderuar bashkëluftëtarë, shokë dhe miq të pranishëm në këtë ditë përcjellse dhe lamtumire të shokut tonë, i cili në moshë, trimëri dhe kontribut kishte diferencë të duhur kundrejt nesh !
Daut Qazimi u lind në 20 nëntor, 1958 në Përshefc, në një familje bujare dhe me tradita të pakrahasueshme atdhetarie, shkruan Gazeta Lajm. I lindur në muajin e nëntorit 46 vite pas ngritjes së flamurit kombëtarë shqiptarë dhe u rrit e burrërua me betimin në po-atë flamurë.
Babai i tij, edhe pse ishte bari i pa’arsimuar, përvoja jetësore kishte bërë që bijtë e tij, t’i edukojë në frymën e luftës për çlirim dhe bashkim.
Ne shokët e luftës sot, humbim njeriun më kontribues, më besnik, më të matur të jetës. Njeriun i cili i’u bashkëngjit arradhave të UÇK-së me tërë qenien e Tij, bashkë edhe me djalin e Tij.
Neve, vendit, fshatit dhe mbarë hapsirave do të na mungojë një shok dhe një krahë i betimit të madh.
Përjetësisht do të jemi në shërbim të Amanetit tënd dhe të shokëve Dëshmorë !
I përjetshëm kujtimi, për Ty, Daut i luftës, lirisë dhe përjetësisë !
Fjalimi u lexua në emër të SHVL-UÇK-së nga bashkëluftëtari dhe nipi i Tij-Naim Ademi !