Njëherë i lindin, pastaj i hedhin si “leckë”. Mbajtja për nëntë muaj në bark nuk ua krijon ndjenjën e dashurisë për fëmijën e tyre, por posa kalojnë pragun e Klinikës së Gjinekologjisë, ata nuk i njohin. Bëhet fjalë për mbi 400 fëmijë që janë braktisur nga prindërit e tyre.

Këto shifra alarmante tregojnë për një problem serioz të shoqërisë të cilët braktisin fëmijët e tyre për arsyeje të ndryshme personale.

 Një një raport të ASK-së  thuhet se që nga vitit 2009 deri në vitin 2016 janë braktisur 395 fëmijë, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, vetëm në muajt e parë të vitit 2017, janë evidentuar shifra shqetësuese të braktisjes ku 28 fëmijë janë braktisur në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
Të gjitha këto statistika na jepin shifrën 423 fëmijë për tetë vite e gjysmë.
Në një raport për numrin e fëmijëve të braktisur në vitet 2009-2016, në vitin 2016 janë braktisur 41 fëmijë.

Ndonëse sipas tabelës, shihen rënie e braktisjeve nga vitit 2009, prapë shifra prej 42 fëmijëve të braktisur është e lartë.
Përderisa në vitin 2009, numri i braktisjeve ka qenë 66, ky numër ka pësuar rënie ndër vite, ku në vitin 2013 ka rënë në 52, ndërsa tani është 41.
Sa i përket regjioneve, Prishtina është regjioni që prin për braktisje ku në vitin që lam pas janë braktisur 13 fëmijë, ndërsa nëse mbledhim shifrat për 8 vite, janë 123 fëmijë të harruar nga prindërit.

Më pas vjen Gjakova, Prizreni e kështu me radhë.

Për këta gjashtë muaj të vitit 2017 28 fëmijë janë braktisur pas lindjes në Klinikën Gjikonologjike në QKUK që shënon një shifër të lartë për disa muaj

Vonesa në zgjedhjen e statusit të fëmijëve të braktisur

Spitali, Qendra për punë Sociale – QPS, qendra rezidenciale, kujdesi i bazuar në komunitet, familjet strehuese, familja biologjike, paneli, policia, Gjykata dhe familja adoptuese janë “sistemi” në të cilin mund të kalojë një fëmijë i braktisur brenda territorit të Kosovës.

Sipas një analize që ka punuar Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, për mbrojtjen e fëmijëve të braktisur në Kosovë të moshës 0-3 vjeç, problematika kryesore lidhur me fëmijët e braktisur qëndron në vonesat për procedurat e zgjidhjes së statusit të tyre.
Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e KOMF-it për Indeksonline ka treguar për arsyejet e kësaj vonese.
“Arsyeja e vonesave në zgjidhjen e statusit të fëmijës apo adoptimin e tyre ne disa raste lidhet edhe me gjendjen shëndetësore, me aftësinë e kufizuar, moshën e fëmijës apo për shkak të implikimeve/rrethanave familjare të fëmijës së braktisur” është shprehur Kelmendi.

Kelmendi ka treguar me tutje se kjo analizë ka treguar mungesë të theksuar të punës në parandalim të braktisjes.

“Moskoordinim të bashkëpunimit ndërinstitucional, paqartësi rreth legjislacionit dhe procedurave, neglizhencë të afateve kohore dhe ligjore, mbingarkesë dhe numër i madh i lëndëve/rasteve, mungesë të trajnimeve multidisiplinare etj” është shprehur Kelmendi, shkruan Indeksonline.

Disa nga rekomandimet e KOMF-it janë që institucionet të bashkëpunojnë së bashku për parandalimin e braktisjes, të krijohen kushte financiare dhe sociale nënave vetushqyese, furnizimi i këshillimores ekzistuese në spital nga MSG, zhvillimi i strehimit familjar në Kosovë nga komunat, Shtimi i burimeve njerëzore me staf të profesionalizuar etj.

Global