Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki dhe kryetarët e 12 komunave nënshkruan marrëveshjet për ndarjen e mjeteve financiare vetëqeverisjeve lokale për hartimin e dokumentacionin teknik për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe për rregullimin e shtretërve të lumenjve. Mjetet u ndanë në pajtim me Programin për investime në mjedisin jetësor për vitin 2017.

– Në këtë sferë janë paraparë gjithsej 43 milion denarë dhe këto u janë ndarë 12 komunave, për 14 projekte. Me këtë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor insiston që edhe finaciarisht t’u ndihmojë vetëqeverisjeve lokale në pjesën e menaxhimit me ujërat me çka sigurohet jo vetëm një mjedis i pastër jetësor,  por edhe drejtpërdrejt ndikohet mbi shëndetin e banorëve – theksoi ministri Duraki.

Në pajtim me Programin për investime në mjedisin jetësor për vitin 2017 mjetet janë shpërndarë për projekte në 4 sfera : për mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ujërave; për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit; për ngritjen e vetëdijes publike, edukimin dhe trajnimin në sferën e mjedisit jetësor; dhe për nxitjen e studimeve zhvillimore , programeve dhe projekteve arsimore, hulumtuese dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme për mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor dhe natyrës.

U nënshkruan marrëveshjet me:

  • Komunën e Zhelinës për Ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në v.q. Zhelinë
  • Komunën e Tearcës për Hartimin e dokumentacionit për kullimin e ujrave të zeza
  • Komunën e Dibrës për kanalizimin atmosferik (tubacioni për pranimin e ujërave nga lumi Vakova), Dibër
  • Komuna e Vasilevës për Hartimin e dokumentacionit teknin për kanalizimin në f. Dobrashincë
  • Komunën e Kumanovës për Hartimin e dokumentacionit teknik për rrjetin e kanalizimit për f. Tabanovcë, Sopot dhe Çetircë
  • Komunën e Gostivarit për Vazhdimin e ndërtimit të kanalizimit fekal në v. q. Debresh
  • Komunën e Bërvencis për Projektin  themelorë për kolektorin  kryesorë të rrjetit kanalizues fekal për v.q. Çellopeku i Poshtëm, Komuna e Bërvenicës
  • Komunën e Likovës për Rregullimin e shtratit të lumit të Sllupçanit;
  • Komunën e Plllasnicës për Kanalizimin fekal për një pjesë të v. q. Pllasnicë e Poshtme, midis lumit Treskë dhe rrugës rajonale Prilep – Kërçovë
  • Komunën  e Kriva Pallankës për Rindërtimin e rregullimit të Skërlavski Dollit
  • Komunën e Strumicës për Projektin themelor për kolektorin kryesor të rrjetit të kanalizimit fekal për v.q Çellopekë i Poshtëm, Komuna e Bërvenicës
  • Komunën e Strumicës për Rregullimin e përroit në Republikën e Krushevës në drejtim të rr. Kliment Ohridski deri në derdhjen  e lumit Tërkanja me rregullim të pjesërishëm rreth kanalit
  • Komunën e Strumicës për Hartimin e dokumentacionit teknik për Projektin e Kolektorit kryesor fekal për urbanizimin e ri të blloqeve urbane në Strumicë nr.35-42
  • Komunën e Rankovcës për Hartimin e projektit infrastrukturor për rrjetin kanalizues për ujërat e zeza në v.q Opilla.
T mobile In article [4]

Global