Deputeti demokrat, Nard Ndoka,njëherësh kryetar i PDK-së ka ironizuar vendimin e kreut të qeverisë Edi Rama, për të shkarkuar nga detyra të gjithë drejtorët e spitaleve.

Me anë të një postimi në Facebook, Ndoka shkruan se Rama pasi i përdori drejtorët në fushatë për të vjedhur vota, tani ju kërkon llogari se çfarë bënë në 4 vite.

Sipas Ndokës, e vetmja zgjidhje që Shqipëria të ecë përpara është që Rama të japë dorëheqjen.

‘Rama, mbasi i caktoj të gjithë drejtorëve “parcelat” për vota në fushatë dhe ata blenë vota sa mundën, tashti pas zgjedhjeve po kujtohet, se nuk paskën punuar mirë për katër vite!

Mirë do ishte, që Rama ti bente thirrje Edi Ramës, të dorëhiqej, kjo është rruga më e shkurtër dhe produktive për të ardhmen!

????Reformë mbi të gjitha reformat, “Super Vetting”!, shkruan Nard Ndoka.