Napoli ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Mario Rui, nga Roma në formë huazimi me blerje të detyrueshme në fund të sezonit.

Napoli ka konfirmuar transferimin e Mario Rui nga Roma, i cili nënshkroi fanellën e klubit të ri në prani të Presidentit, Aurelio De Laurentiis.

Nga huazimi dhe blerja e detyrueshme nga ana e Napolit, Roma pritet të përfitojë afro 10 milionë euro nga shitja e Rui.

Në njoftimin e Romës për këtë transferim thuhet: “Po0rtugezi i është bashkuar Napolit në formë huazimi deri me 30 qershor 2018. Napoli do të paguajë 3.75 milionë për huazimin, teksa ka për obligim ta blejë në vitin 2018 për 5.5 milionë euro