Mesfushori belg, Radja Nainggolan, edhe pse ka oferta nga shumë skuadra, ka vendosur të mbetet në kryeqytetin italian.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Romës, Jim Pallotta, që ka deklaruar se verdhekuqtë kanë arritur marrëveshjen me Nainggolan për vazhdimin e kontratës.

I pyetur nëse Nainggolan do të rinovojë kontratën, Pallotta konfirmoi: “Po, është punë e kryer. Më në fund”.

Për Nainggolan interesim më të madh këtë verë ka shprehur Interi, që për trajner ka Luciano Spallettin, ish-trajnerin e Romës.