E ardhmja e Radja Nainggolan është kthyer në një telenovelë të vërtetë pasi kohët e fundit shumë klube të mëdha evropiane kërkojnë të marrin shërbimet e tij.

Interi, Manchester United, Chelsea interesohen për mesfushorin belg por Roma nuk ka ndërmend të heqë dorë prej tij.

Kështu verdhekuqtë po tentojnë t’i rinovojnë kontratën mesfushorit belg dhe në këtë kuadër kanë zhvilluar një takim me vetë lojtarin dhe menaxherin e tij në Trigoria.

Pas takimit, Nainggolan është pyetur nga gazetarët nëse e ka firmosur kontratën dhe përgjigja e tij ka qenë: “Po (qesh)”, duke lënë të kuptohet që marrëveshja është pothuajse e arritur.