Dhjetëra mija protesutes, kanë marshuar për tre javë radhazi për të mbërritur sot në Stamboll, duke kërkuar që qytetit t’i kthehet demokracia.

“Marshi për drejtësi” është nisur nga kryetari i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, i cili ishte betuar të ecte nga kryeqyteti Ankara deri në Stamboll, pas burgimit të njërit prej pjesëtarëve të partisë së tij.

Protestës i  janë bashkuar mijëra qytetarë të pakënaqur me qeverisjen e presidentit të tyre, Rexhep Tayyip Erdogan. Ata thonë se vendi tyre ka humbur demokracinë dhe se është shndërruar në shtet të vetëm një njeriu.

Turqia ka një vit tashmë që ka shpallur në gjendje emergjente, si pasojë e qeverisjes së Erdoganit.