Kryeministri Isa Mustafa ka thënë për RTK-në se nuk ka informacione që ndonjë deputet i LDK-së apo koalicionit që ai udhëheq do të votoj për PAN-in.

“Unë nuk e kam informatën që ndonjë deputet nga LDK apo nga AKR, Alternativa voton për PAN-in”, tha Mustafa në RTK. Ai ka shtuar se kanë një zotim të përbashkët që nuk do ta votojnë atë Qeveri. “Nëse ata i kanë votat mund ta formojnë qeverinë dhe ne do ta pranojmë çdo qeveri që themelohet në mënyrë demokratike”, tha Mustafa, kryetar i LDK-së. Sipas tij, mandati i deputetëve është individual por përgjegjësia është para votuesve sepse mandatin deputetët e LDKsë e kanë marrë para votuesve të LDK-së dhe koalicionit.