Kryeministri në detyrë, njëherësh kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka shkruar një postim në Facebook, duke përdorur ‘të vërtetat shkencore’, për të përshkuar dështimin që, sipas tij, pati Partia Demokratike me ‘Fillimin e ri’.

Mustafa thotë se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk i ka votat e nevojshme për ta krijuar qeverinë, edhe pse koalicioni shprehet i bindur se do ta formojë atë.

Ky është shkrimi i plotë i kryeministrit:

Fillimi i Ri i PDK-së dështoi. “Çdo fillim i ri fillon në fund të një fillimi të vjetër”. Dhe ky fillim i PDK-së, që ishte mohim i vetvetes, nuk e pat as fatin e kësaj të vërtete shkencore.

Numrat, për të cilët ka dalë në gjueti Koalicioni PAN, janë gëlltitje e kritikave se qeverisja nuk bazohet në numra.

Në fakt qeverisja bazohet në njerëz, por votat janë numra. PAN nuk i ka as votat e as njerëzit. Në zgjedhje ka marrë përkrahjen e çerekut të votuesve, kurse çereku i votave nuk paraqet kurrfarë shumice për të pretenduar për t’i bërë institucionet.

Në këtë shoqëri, secili duhet të bartë pasojat e veprimeve të veta. IM “

Global