Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ia ka kushtuar diasporës kosovare një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Mustafa ka thënë se bashkatdhetarët në diasporë janë “krenaria e Kosovës”.

“Ata janë kontribuues qenësor të çdo suksesi të shtetit tonë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Republika e Kosovës, institucionet e saj dhe çdo qytetar i Kosovës i janë mirënjohës çdo mërgimtari për kontributin dhe për vizitat e përvitshme që na gjallërojnë, na e hijeshojnë vendin, si dhe na disponojnë pa masë”, thuhet në shkrimin e Mustafës.