Kam filluar të mendoj se braktisja britanike e Bashkimit Evropian aspak nuk do të ndodhë, deklaroi kryeministri i Maltës Xhozef Muskat në një intervistë për gazetën holandeze “Volkskrant”.

“Për herë të parë fillova të mendoj se Bregziti as që do të ndodhë”, deklaroi Muskat, duke theksuar se në idenë e tillë e kanë shtyrë treguesit për ndryshimin e disponimit në opinionin britanik.

Sipas Muskat, mes votuesve britanikë, të cilët referendumin e kaluar votuan për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, tani fillojnë të paraqiten dyshime në lidhje me korrektësinë e vendimit të tillë.

Muskat, vendi i të cilit deri më 30 qershor ishte kryesues me BE-në, në intervistë shfaq shpresën se politikanët britanikë megjithatë do të propozojnë referendum rreth marrëveshjes përfundimtare për daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni.

“Do të ishte mirë nëse ndonjë lider politik në Britaninë e Madhe merr guximin të ballafaqohet me situatën e re dhe të thotë: Marrëveshjen përfundimtare për Bregzit do ta vendosim para gjykatës së popullit”, tha Muskat në intervistën e publikuar në botimin e sotëm të “Volkskrant”.