Duke folur në një intervistë për “Radio Red”, Faton Murseli ish udhëheqësi i Departamentit për Informim në LR-PDSH dhe anëtar i Kuvendit Qendror të partisë Faton Murseli tha se beteja e rradhës do të jetë ajo për komunën e Tetovës. Ai tha se me një grup të rinjsh Brenda LR-PDSH-së do të inicojnë daljen e një candidature për kryetar të komunës së Tetovës që më pastaj të kërkojnë mbështetje nga Lëvizja Besa dhe nga RDK për ta mposhtur BDI-në.

Murseli tha se bëj pjesë në pjesën opozitare të LR-PDSH-së dhe jo në atë të pushtetit. Ai deklaroi se nuk është optimist në ndryshimin e gjendjes politike për shqiptarët nga kjo qeveri as në 100 ditët e qeverisjes, por përkundrazi sipas tij, për shqiptarët edhe 1 ditë e vonuar është e tepërt. Duke folur për emërimet e fundit, Murseli tha se të gjithë ata që humbën si kandidatë për deputetë tani janë shpërblyer për shkak se kanë humbur.

Shembull të humbjeve e potencoi zv.ministren e Punëve të Jashtme Arta Toçi e cila humbi në Tetovë duke qenë e treat në listë si dhe nënkryetarin e partisë Agon Ferati të cilët së bashku morën një numër të turpshëm prej 3000 votave. Ndryshe, për iniciativën e tij për të bashkuar votën opozitare të LR-PDSH, Lëvizjes Besa dhe RDK-së, Murseli tha se do të kërkojë përkrahjen e gjithë të rinjëve nga këto parti në mënyrë që të fitohet bashkërisht komuna e Tetovës.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/faton.murseli/videos/10214231266754740/” width=”640″ height=”400″ onlyvideo=”1″]