Banorët e Vizbegut kanë bllokuar sërish bulevardin “Sllovenija” në Shkup në shenjë revolte për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në një pjesë të madhe të lagjes së Vizbegut tanimë një kohë të gjatë.

Banorët shprehen të revoltuar dhe kërkojnë të ndërmerren masa urgjente për furnizimin e tyre me ujë të pijshëm.

Madje i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse, posaçërisht politikanëve shqiptarë që të vizitojnë banorët dhe të shohin nga afër problemet me të cilat ballafaqohen me dekada të tëra.