Banorët e Grushinës në komunën e Haraçinës në  temperatura tropikale janë duke u përballur me mungesën e ujit të pijshëm. Uji që rrjedh nga çezmat është i ndotur dhe të njëjtin nuk mund ta shfrytëzojnë as për nevojat më elementare. Rezervuari nga i cili bëhet furnizimi i banorëve me ujë nuk është i izoluar dhe është tejet i vjetruar. Banorët e Grushinës ankohen se komuna asnjëherë nuk është interesuar për ta edhe pse disa herë kanë kërkuar ndihmë.

 Shumë sëmundje paraqiten  një ndër ta është edhe turalemia , për tre vjet nga Tularemia janë sëmurë 70 pacient janë shtritë në spital nga uji këtu është ajri I pastër nuk ka ndonjë fabrikë apo ndotës tjetër vetëm nga uji pasi që nuk ka filtër për ujin  por komuna 17 vite nuk është interesuar për ujin se si e kemi- ankohet një banor.

Tre vjet e fundit kemi pasur shumë raste këtu siç është Tularemia  dhe mjeket e kanë konstatuar se kjo vejnë nga uji i ndotur  tash kishin edhe 25 rast të tjera por çdo familje thuaj se  e ka përfshirë sëmundja e Tularemia  dhe nga kjo sëmundje grati mbi 50 % kanë qenë edhe të operuar  dhe për zgjidhje nuk e dimë pasi që nuk na ndihmon as komuna dhe as shteti . Ju e shihni se afër burimit është edhe shkolla afër  edhe nxënësit detyrohen të pin  ujë të ndotur- ankohet një banor tjetër.

Përgjegjësi i ujësjellësit të fshatit thotë se edhe pse banorët janë të vetëdijshëm për papastërtinë e ujit, shpesherë e përdorin atë dhe përfundojnë nëpër spitale.

Ujë nuk kemi këtë uji çka e kemi nuk është për pije  e kanë shikuar nuk është për pijë por nga zori e pimë pasi që nuk është për pije por ujë nuk kemi. Këtë vit  dimrit 13 persona i kemi pasur në spital me sëmundje të ujit nga sëmundjet e ujit komuna nuk ka marr asgjë hap– tha Musafer BIslimi- përgjegjës I ujësjellësit në Grushinë.

T mobile In article [4]

Rezervuari  nga i cili furnizohen me ujë banorët Grushinës është ndërtuar në vitin 2002 me ndihmën e UNHCR-së, ndërsa i njëjti është dashur të shfrytëzohet vetëm një vit./alsat-m  

Global