Garbine Muguruza e ka fituar Wimbledonin në konkurrencën e femrave pasi e mposhti në finale tenisten, Venus Williams, 7:5 dhe 6:0.

Mbretëresha e turneut më të famshëm për sportin e tenisit, Wimbledon, është tenistja, Garbine Muguruza.

Ajo e mposhti me shumë lehtësi në finale tenisten, Venus Williams – 7:5 dhe 6:0, për ta fituar për herë të parë në karrierë këtë trofe të rëndësishëm.