Inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Punës, të cilët prej dje në terren e hulumtojnë rastin e paraqitur për studentët e mashtruar nga Agjencia për Ndërmjetësim gjatë punësimit në vend dhe jashtë vendit me pagesë “Venera” Manastir, kanë konfirmuar kundërvajtje të caktuara. Opinioni do të njoftohet të hënën për të gjitha hollësitë, pasi të kompletohet raporti nga mbikëqyrja inspektuese, njoftoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Paraprakisht, qëndron në kumtesën nga MPPS, janë kryer disa mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në punën e Agjencisë me ç’rast janë konfirmuar parregullsi në punën, por  ministrat paraprakë nuk kanë vepruar në pajtim me udhëzimet nga gjendja faktike e konfirmuar.

Inspektimi i fundit është kryer më datën 5 të këtij muaji me ç’rast janë evidentuar kundërvajtje dhe është shqiptuar gjobë, informojnë nga Ministria dikasteriale prej nga e paraqesin në ekspertizë dhe procesverbalin nga mbikëqyrja.