Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) formoi ekip të specializuar për trajtim të lëndëve urgjente nga kategoritë e rrezikuara të shfrytëzuesve të të drejtave dhe shërbimeve nga kompetencat e NP Qendrës ndërkomunale për punë sociale e Qytetit të Shkupit: fëmijët në rrugë, fëmijë pa shtëpi, dhunë familjare, mosrealizim i pikëpamjeve, lypje, sulm gjinor ndaj fëmijëve, delikuencë e të miturve dhe të gjitha grupet tjera të qytetarëve në gjendje rreziku.

“Ekipi i specializuar është në funksion 24/7, gjegjësisht është i obliguar për kryerje të kontrolleve urgjente në cilëndo kohë gjatë ditës dhe gjatë fundjavave. Ekipi, i cili përbëhet prej dy punonjësve social, një pedagogu dhe psikologu, vepron pas thirrjes së pranuar nga numrat telefonik kujdestar të personave për kontakt:

– 078 230 943, Daniela Kopçarevska, punonjës social

– 076 381 762, Olga Gubereniq, punonjës social. 

Global