Nga moti ligë dhe përmbytjet që dje e përshinë pjesën e veriore të Greqisë, posaçërisht cepin e dytë të Halkidikit – Sitonia, nuk ka qytetarë të rrezikuar dhe lënduar të Maqedonisë, e as persona të paraqitur për të zhdukur, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, duke iu referuar informacioneve të autoriteteve greke.

Nga Ministria informojnë se që gjatë ditës së djeshme kanë ndërmarrë masa ë t’u jepen informacione, ndihmë dhe mbështetje qytetarëve të Maqedonisë që gjenden në rajonet e përmbytura.

Janë hapur linjat e telefonit në bashkëpunim me Zyrën e Maqedonisë për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare në Selanik, të cilat ende janë të qasshme për ndihmë dhe informacione dhe në të cilat deri tani janë paraqitur dhjetë persona. Në MPJ, megjithatë, deri tani janë paraqitur tre persona, kryesish prindër të cilët kanë kërkuar informacione për gjenden e fëmijëve dhe të afërmve të tyre të cilët gjenden në pushime në Greqi, si dhe kërkesa për këshillë për automjetet e tyre të parkuara dhe përmbytura.

“Gjithashtu, Zyra në Selanik mori kërkesë për informacion (me imejl) për gjendjen e shtetasit të Maqedonisë në kampin Klamici, pas çka dje më 17 korrik, si edhe sot, u kontaktua drejtoria e kampit, me ç’rast u konfirmua se asnjë jetë njerëzore nuk është e rrezikuar. Për momentin, në kamp ka furnizim elektrik, bëhen përpjekje të fitohet edhe ujë i ngrohtë, derisa rruga është e kalueshme. Paralelisht, kolegët nga Zyra në Selanik hyn në kontakt me shtetas tonë në kamp dhe i informon për gjendjen”, thuhet në kumtesën e sotme të MPJ-së.

Prej atje thonë se Ministria edhe mëtej e ndjek situatën në Greqi përmes Zyrës në Selanik, të cilat, siç thonë janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritete kompetente greke.

T mobile In article [4]

Nga MPJ-ja informojnë edhe se pas informacioneve të marra për turistë të bllokuar, Zyra për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare e Republikës së Maqedonisë në Selanik menjëherë ka kontaktuar me shërbimin zjarrfikës grek dhe policinë turistike, prej nga është konfirmuar se bëhet fjalë për një grup turistësh serb të cilët evakuohen.