Tash për tash nuk ka informacione për qytetarë të Maqedonisë të lënduar në tërmetin që e ka goditur ishullin Kos dhe bregdetin turk, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, duke iu referuar informacioneve zyrtare nga organet kompetente turke dhe greke.

Nga MPJ informojnë edhe se asnjë shtetas i Maqedonisë nuk është drejtuar për informacione ose ndihmë. Përfaqësitë diplomatike dhe konsullare të Maqedonisë në Athinë dhe Ankara aktivisht e përcjellin gjendjen dhe janë në koordinim me institucionet greke dhe turke.

Për të gjitha informacionet e ndërlidhura me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët momentalisht ndodhen në Turqi dhe Greqi janë aktive linjat telefonike si vijon:

Global

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara

Telefon fiks: + 903 12 439 92 04 ; + 903 12 439 92 08

T mobile In article [4]

Telefon celular: +905303395884; +905385466691

Zyra për lidhje e Republikës së Maqedonisë në Athinë

Telefon fiks: +30 210 67 49 585

Telefon celular: +30 694 501 39 50

Ministria e Punëve të Jashtme

Personi për komunikim me media, Silvana Ivanovska +389 72 239 052.