Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se Sektori për Kontroll të brendshëm, hetime kriminaliste dhe standarde profesionale tashmë vepron me urdhrin për hulumtim të detajuar të veprimit policor mbi protestën e disa aktivistëve qytetarë dje me rastin e prezantimit të pajisjeve ushtarake, mjekësore dhe teknike në Shkup.

Më pas, siç qëndron në kumtesën e sotme, nëse përcaktohet shkelja e veprimeve policore, do të ketë sanksione përkatëse.
E drejta për protestë është e pacenueshme edhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë – e drejtë e garantuar të cilën, midis tjerash, policia ka të drejtë ta mbrojë, njëjtë sikurse ka detyrë ta mbrojë rendin dhe qetësinë publike dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, theksojnë nga MPB.

Ministria gjithashtu në mënyrë kategorike i përgënjeshtron të gjitha pretendimet për arrestimin e personave lidhur me ngjarjen e theksuar.