Paçka se dikush mund të thotë të kundërtën, Mozzik ka një karrierë, e cila po ngjitet në piedestal me hapa të shpejtë.

Vitet e fundit kanë qenë të mbushura me hite nga reperi, si “Kokaina”, “Premtimet”, “Tony Montana”, “Dhezu” etj, të cilat e kanë kthyer atë në një nga reperat e preferuar të të rinjve.

Pak javë më parë, Mozzik performoi në sheshin “Skënderbej” përpara një turme gjigande dhe nga kjo eksperiencë reperi ka shkëputur një foto, ku shkruan: “Baba, hyr dhe shihe këtë foto edhe lër një koment të mirë se për ty po e bëj!”.

Ok, mos u prekni vetëm nga kjo, sepse e dashura e tij, Loredana ka komentuar më poshtë: “E ke merituar, gjithçka të mirë në këtë botë e meriton, jo që je ‘ma i riu n’ven’, por për mua je ‘ma i miri n’ven’. Të dua me gjithë shpirt!”

Tani na duhet pak kohë që të marrim veten nga gjithë kjo dashuri sepse nuk ndodh shpesh që një gjë të tillë ta shohim nga Mozzik në rrjetet e tij sociale.