Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk e ka përjashtuar mundësinë lidhur me një kontratë të re për Zlatan Ibrahimoviq, ndërkohë që sulmuesi suedez është në rikuperim pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gjurin e djathtë.

“Është e mundur…gjithçka është e hapur”, tha portugezi për media, i pyetur nëse suedezi mund të veshë përsëri fanellën e “Red Devils”.

“Ai do ta marrë vetë vendimin për të vazhduar të luajë në nivele të larta. Për të është e vështirë që t’i thotë “stop” futbollit”, tha tekniku portugez.

“Ne për të i kemi të hapura portat e qendrës stërvitore për rikuperimin e tij”, shoi Mourinho.

I dëmtuar në gjurin e djathtë më 20 prill dhe i operuar në SHBA, Ibrahimoviq, 35- vjeç, vazhdon fazën e rikuperimit.