Jose Mourinho ka thënë nuk është e pamundshme transferimi i Cristiano Roanldos

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur në Real Madrid dhe thuhet se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.

Drejteuesit e Realit janë të bindur se ai do të qëndrojë, por vet lojtari edhe pse kanë kaluar më shumëse një muaj, nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Për të rritur më shumë zërat për një largim të mundshëm është përkujdesur edhe trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

“Të transferoni Ronaldon? Asgjë nuk më duket e pamundur”, tha Mourinho pas ndeshjes miqësore me LA Galaxy.

Ronaldo para tetë vitesh ishte larguar pikërisht nga Manchester United për të kaluar në Real Madrid.