Trajneri Jose Mourinho, ka hapur “dritën e gjelbër” për të qëndruar për 15 sezone te skuadra e Manchester United-it, duke imituar ish-trajnerin legjendar të këtij klubi Sir Alex Ferguson. “Unë jam gati për ta bërë këtë hap të madh, për të qëndruar për 15 vitet e ardhshme si trajner i Manchester United.
Pse jo, është diçka e bukur. Por duhet të pranoj se kjo është e vështirë, pasi sot puna e trajnerit ka shumë presion dhe ne duhet të fitojmë me çdo kusht. Por realisht vetëm njëri mund të fitojë, çka e bën shumë të vështirë këtë qëndrim të gjatë”, ka thënë Mourinho. “Njerëzit duhet të kuptojnë se puna ime shkon përtej futbollit”, theksoi portugezi.