Kim Kardashian West dhe motra e saj, Khloe Kardashian janë nisur së bashku për në San Fransisco, bashkë me familjet e tyre.

E pa dyshim se ky moment nuk mund të mos ndahej me fansat.

“Udhëtim i shkurtër për në San Francisco”, ka shkruar Kardashian-West ka postuar një video para udhëtimit.

Të dyja motrat kanë postuar disa video në llogaritë e tyre në rrjetin social Snapchat.

Ky udhëtim familjar duket se vjen pasi gjërat kanë nisur të bëhen gjithnjë e më serioze mes Khloe Kardashian dhe të dashurit të saj 26 vjeçar, basketbollistin Tristan Thompson.

T mobile In article [4]

Një burim i afërt me çiftin kanë thënë se të dy janë duke kërkuar madje edhe një shtëpi për të jetuar së bashku.

Kardashian që në muajin dhjetor ka finalizuar divorcin nga ish-bashkëshorti Lamar Odom, është lidhur me Thomposn në fillim të muajit shtator.

Të dy kanë kaluar shumë kohë së bashku, derisa ajo ka udhëtuar vazhdimisht në mënyrë që ta mbështesë të dashurin e saj në paraqitjet e tij.