Lendita Smajli, këtë të hënë, diplomoi në fakultetin e shkencave politike ku për temë diplome pati të bëmat e vëllait së saj dhe bashkëluftëtarëve të tij të Brigadës 132 “Myrt Zeneli”.

Ajo e mbaroi punën e nisur nga vëllai i saj, Luan Smajli nga Jabllanica e Gjakovës i cili u vra në luftë dhe nuk arriti të diplomojë në fakultetin e historisë, njofton Klan Kosova.

Luan Smajli ishte student i vitit të parë në Fakultetin filozofik, drejtimi Histori, kur iu bashkëngjit pjesëtarëve të UÇK, para se të binte heroikisht me 29 janar te 99’s, në Rugovë të Hasit.