Kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez, fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Moto GP, garë që u zhvillua në pistën e Sachsenring.

Një paraqitje e mirë e pilotit spanjoll të Hondës, që dominoi garën, të cilin e nisi nga “pole” që siguroi dje.

Marquez dueloi me gjermanin e Yamaha, Jonas Folger, deri në metrat e fundit, një dyshe që dhuroi spektakël në pistë dhe në fund të dy u ngjitën në podium.

Global

Në vendin e tretë u klasifikua një tjetër spanjoll, Dani Pedrosa me Honda, duke bërë një garë më vete, i pashqetësuar nga ata që vinin pas dhe pa bezdisur dy të parët. Pas tyre u renditën dy pilotët e Yamaha, me Vinales që la pas Rossin.

Falë këtij triumfi, Marquez merr edhe kreun e renditjes së Moto GP, duke u ngjitur në kuotën e 129 pikëve, 5 më shumë se Vinales (124) dhe më pas klasifikohen Dovizioso me 123 pikë dhe Rossi me 119 pikë.

 

T mobile In article [4]